Thumb për Kiarën dhe Luizi? Çifti dhanë lajmin e bukur se do bëhen prindër, Zhaklin Lekatari: Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes

22 Nëntor 2023, 22:53| Përditesimi: 22 Nëntor 2023, 22:59

  • Share

Sot, çifti i njohur i showbizit shqiptar, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, dhanë lajmin e bukur se do të bëhen prindër të një vajze.

Mesazhe të shumta urimi kanë marrë çifti, përfshirë këtu edhe nga Arbana Osmani dhe Eduart Grishajn, për të cilit u tha se kanë prishur raportet.

Por, mes shumë mesazhesh urimi, në sy bie një status i ish-opinionistes së Big Brother Vip 2, Zhaklin Lekatari, e cili në të njëjtën ditë që Kiara dhe Luiz ndanë lajmin e pritjes së ëmbël, shkruan se fëmijët në Shqipëri lindin vetëm për interes e frikë, jo prej dashurisë.

“Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes, status, frikë, nevojë, por jo dashni. E trishtë.“, shkruan Zhalin Lekatari, ndërsa nuk dihet nëse është një thumb për çiftin që gjatë kohës që kanë qenë pjesë të formatit, kanë pasur përplasje.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?