Superpërballja çerekfinale mes Spanjës dhe Gjermaninë, që luhet të premten në orën 18:00, është ndezur shumë nga deklaratat e protagonistëve. Sulmuesi i Spanjës Joselu ka ngacmuar shokun e tij gjerman të Real Madridi, Toni Kroos, duke deklaruar se ‘Spanja do ta pencionojë atë’. Një shprehje e thënë me shaka, por për faktin se mesfushori gjerman ka njoftuar dorëheqjen nga futbolli dhe në mmomentin që ‘panzerat’ do eliminohen 34-vjeçari do varë këpucët në gozhdë.
Mirëpo nuk ka kaluar shumë dhe Kroos është përgjigjur, duke thënë se ‘e ndien që kjo s’do jetë ndeshja e fundit që ai luan’. Mesfushori ka shtuar se ‘nuk do rikthehej në kombëtare nëse nuk besonte që Gjermania e fiton kampionatin Evropian’.
Ndërkohë te Spanja sot kanë lejuar për herë të parë që nga nisja e kampionatit Evropian, që tifozët të ndjekin stërvitjen. Dani Olmo, futbollisti i lindur në Katalonjë dhe që luan në Gjermani me Leipzig, ka thënë për gazetën Marca se ‘panzerat na admirojnë dhe rrespektojnë’. Sakaq ish-trajneri La Roha-s, Vinsente del Bosque, i cili e ka mundur Gjermaninë në gjysmëfinalen e Botërorit të 2010, ka thënë se ‘Spanja e mposht Gjermaninë padyshim’.
Një deklaratë e fortë e Del Bosques, që erdhi si përgjigjje ndaj ish-portierit gjerman Jens Lehman, i cili më herët u shpreh se ‘Spanja është një përfaqësuese pa eksperiencë dhe e vogël’.