Gjatë 24 orëve të fundit policia ka gjobitur 5 persona të infektuar me COVID-19 pasi kishin thyer karantinë me nga 700 000 lekë secili dhe 571 qytetarë të tjera më nga 3000 lekë pasi nuk kishin vendosur maskën mbrojtëse, një detyrim ligjor ky.
Gjoba janë vendosur edhe për 18 shtetas, pasi janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00, ku ndalohet çdo lloj qarkullimi si pjesë e masave anti-covid.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në polici 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit dhe janë gjobitur me nga 3.000 lekë për mos mbajtje të maskës.
Raste të infektimeve më COVID të vendin tonë vijon të rriten ndjeshëm, por duket se ka ende qytetar të papërgjegjshëm për aktet e tyre.
"Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 571 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Në vijim të kontrolleve për zbatimin e vetëkarantinimit të detyrueshëm nga shtetasit e infektuar me COVID-19, janë evidentuar 5 shtetas që kanë shkelur rregullat e vetëkarantinimit, të cilët janë ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë secili. Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 18 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 22:00, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili", thuhet në njoftimin e policisë.