Gjatë fundjavës, policia ka gjobitur 1307 qytetarë të cilët kanë thyer masat COVID në Shqipëri. 1303 persona u kapën duke lëvizur në rrugë pa maska.
Ata u ndëshkuan me 3000 lekë, shumë e cila do vendoset në faturën e energjisë elektrike.
13 prej tyre nuk kanë pranuar të tregojnë mjetin e identifikimit e për pasojë u shoqëruan në komisariat, ku pasi u identifikuan u gjobitën e u lanë të lirë.
Policia ka gjobitur gjithashtu një lokal i cili ushtronte aktivitetin e tij në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Pronari i lokalit u gjobit me 1.000.000 lekë.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve në fundjavë janë konstatuar 3 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.
vazhdon talla e rikas
Përgjigju