Foto ilustruese

Thyen masën e sigurisë 'arrest në shtëpi', njëri kapet në lokal, tjetri duke dalë jashtë Shqipërisë

28 Shkurt, 16:15| Përditesimi: 28 Shkurt, 16:28

  • Share

Policia e Lezhës njofton se dy persona janë arrestuar për shkelje të masës së sigurisë arrest në shtëpi. Njëri prej tyre është arrestuar duke dalë jashtë Shqipërisë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, vunë në pranga K. N., banues në fshatin Kakarriq. Ai u kap gjatë tentativës për të dalë nga Republika e Shqipërisë, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Kurse i arrestuari tjetër që ka dalë jashtë shtëpisë është gjendur në lokal.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë vunë në pranga shtetasin G. L., 38 vjeç, banues në Cërrik, sepse u kap në flagrancë në një lokal në qytetin e Lezhës, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”, njofton më tej policia.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?