AFRIKË- Një grua nga Afrika Jugore ka sjell në jetë dhjetënjakë. 37-vjeçarja Gosiame Thamara Sithole ka vendosur rekord të ri, e cila ka nxjerrë në dritë dhjetë fëmijë, të gjithë në shëndet të plotë. Mjekët kishin arritur të dallonin vetëm 8 fëmijë gjatë shtatzënisë.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale në provincën afrikano-jugore të Gauteng. Ajo tani ka thyer rekordin e vendosur nga Halima Cisse nga Mali, e cila lindi nëntë fëmijë në një spital në Marok në maj.
Çifti ka bërë të ditur se shtatëzania ka qenë natyrale dhe nëna nuk i është nënshtruar asnjë trajtimi për fertilitetin. Fëmijët, 7 djem dhe 3 vajza kanë lindur në javën e 29 të shtatzënisë, me lindje cezariane. Ndërkohë 37-vjeçarja është nënë edhe e dy binjakëve 6-vjeçarë.