Thyen rregullat e qarkullimit, Policia me ‘dorë të hekurt’, gjobiten shoferët dhe pezullohen 87 leje drejtimi për 16 orë në Lezhë (VIDEO)

18 Maj 2022, 16:24| Përditesimi: 18 Maj 2022, 16:30

  • Share

Aksidentet e shumta të ndodhura në Qarkun Lezhë në ditët e fundit kanë “detyruar” Policinë e Shtetit që të veprojë me "dorë të hekurt" ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit.

Makina inteligjente e Policisë është vendosur në Lezhë për 16 orë në akset Lezhë – Shëngjin, Lezhë –Shkodër dhe Lezhë – Fushë Krujë ku janë evidentuar raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit dhe janë ndëshkuar shoferët abuzivë.

Bilanci:

٠janë skanuar 503 mjete nga makina inteligjente dhe 145 mjete nga radarët automatikë,  për qarkullim me shpejtësi mbi normat lejuara;

٠janë pezulluar 87 leje drejtimi, për periudha që variojnë nga 1 deri në 11 muaj, shoqëruar me masë administrative nga 8000 deri në 23.000 lekë të rinj dhe me zbritje nga 8 deri në 13 pikë nga leja e drejtimit;

٠janë ndëshkuar 118 drejtues mjetesh për shkelje të dyfishtë, krahas tejkalimit të shpejtësisë mbi normat e lejuara, edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. Masat administrative ndaj këtyre drejtuesve varjuan nga 20.000 deri në 40.000 lekë të rinj;

٠janë ndëshkuar 79 drejtues mjetesh për shkelje të dyfishtë, krahas tejkalimit të shpejtësisë mbi normat e lejuara, edhe për mospërdorim të rripit të sigurimit. Masat administrative ndaj këtyre drejtuesve variuan nga 18.000 deri në 36.000 lekë të rinj;

٠janë ndëshkuar 87 drejtues mjetesh për shkelje të trefishtë, krahas tejkalimit të shpejtësisë mbi normat e lejuara, edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, edhe për mospërdorim të rripit të sigurimit. Masat administrative ndaj këtyre drejtuesve varjuan nga 35.000 deri në 54.000 lekë të rinj;

٠janë ndëshkuar 6 drejtues mjetesh për shkelje të dyfishtë, krahas tejkalimit të shpejtësisë mbi normat e lejuara, edhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Masat administrative ndaj këtyre drejtuesve varjuan nga 6000 deri në 17.000 lekë të rinj.

E.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?