Këngëtarja Parastoo Ahmady

VIP & Spektakël
Bota

Sfidoi regjimin iranian, arrestohet këngëtarja që mbajti koncert pa hixhab

15 Dhjetor 2024, 09:28| Përditesimi: 15 Dhjetor 2024, 10:44

  • Share

Arrestohet në Iran, këngëtarja 27 vjeçare Parastoo Ahmadi, e cila sfidoi Republikën Islamike me një koncert të publikuar në internet në të cilin ajo shfaqej pa hixhab dhe me shpatulla të zbuluara, një akt i ndaluar nga rregullat e vendosura në vend. 

Ajo këndoi për rreth tridhjetë minuta në një shfaqje live pa audiencë, data dhe vendi i të cilit nuk dihen. Koncerti online është parë më shumë se 1.4 milionë herë.

Avokati i këngëtares, në një prononcim për portalin e lajmeve Emtedad, tha: se që prej mesditës së djeshme nuk kishtë asnjë informacion për klienten, dhe fatkeqësisht kishte mësuar se ajo u arrestua në provincën Mazandaran”. Avokati tha se nuk dihen akuzat ndaj këngëtares dhe vendndodhja e saj, si dhe kush e arrestoi.

“Unë jam Parastoo, një vajzë që dua të këndoj për njerëzit që dua. Kjo është një e drejtë që nuk mund ta anashkaloja, të këndoj për tokën që dua me pasion”, tha ajo në klip.

Që nga revolucioni islamik i vitit 1979, grave iraniane u kërkohet të mbulojnë flokët e tyre dhe nuk lejohen të këndojnë në publik.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?