Theu vendimin e gjykatës, Thanas Beko mbyllet në burg

19 Shtator 2019, 21:22| Përditesimi: 19 Shtator 2019, 21:27

  • Share

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e “arrestit në burg”, për Thanas Bekon, njeriun që disa ditë më parë theu vendimin e gjykatës, e cila kishte caktuar masën e “arrestit në shtëpi”, për pengmarrjen e taksistit Andi Vyshka. Beko ka dalë sot para gjykatës së Elbasanit, ku prokurori i çështjes, ka kërkuar në gjykatë caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata e shkallës së parë në Elbasan.

Sipas të dhënave që ka mundur të sigurojë “Shqiptarja.com” gjykata kishte urdhëruar që Beko të qëndronte i mbyllur në banesën e tij në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Por ndryshe nga sa kishte urdhëruar gjykata, ditën tre ditë më parë në ambientet e karburant “Krasniqi” që ndodhet në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik, është parë Thanas Beko. Beko ishte larguar nga shtëpia ku duhet të qëndronte në masën e “arrestit në shtëpi” dhe është parë pikërisht në ambientet e karburantit ka vodhi dhe më pas mbajti për disa orë peng, taksistin Andi Vyshka. Momentalisht Thanas Beko është arrestuar dhe akuzohet për veprën penale të “Largimit të personit nga vendi i caktuar nga gjykata”.

Ndërkohë në gjykatën e Apelit Durrës Beko pritet të dalë për akuzën e “Vjedhje me dhune” e kryer në bashkëpunim dhe “Heqja e paligjshme e lirise” e kryer në bashkëpunim, ku prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?