Thyhen zyrat e BE-së në Bruksel, pas protestave kundër masave anti-COVID! Borrel publikon pamjet dhe dënon dhunën

24 Janar 2022, 08:31| Përditesimi: 24 Janar 2022, 12:31

  • Share

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell ka dënuar dhunën dhe shkatërrimin e zyrave të BE-së gjatë protestave të së dielës në kryeqytetin belg kundër kufizimeve të pandemisë COVID-19.

Rreth 50,000 njerëz dolën në rrugët e Brukselit për të protestuar kundër kufizimeve të pandemisë të dielën.

“Dënojmë fuqishëm shkatërrimin dhe dhunën e pakuptimtë në protestën e sotme në Bruksel, përfshirë edhe institucionin tonë”, ka shkruar Borrell në llogarinë e tij në Twitter.

Borrell falënderoi gjithashtu oficerët e policisë "për veprimin e tyre". "Dhuna e dëshmuar sot në Bruksel dhe sulmi në objektet tona janë një shkelje e turpshme e gjithçkaje që ne mbështesim si EEAS dhe BE.”, shkroi EEAS në Twitter në përgjigje.

Ky marshim i fundit vjen pas demonstratave në disa kryeqytete të tjera evropiane që mblodhën gjithashtu mijëra njerëz që protestonin kundër vaksinimit masiv dhe kufizimeve të tjera të virusit.  

Josep Borrell

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?