Bota

Dështojnë negociatat për armëpushimin/ Izraeli sulme masive në Gaza, 413 viktima, mes tyre edhe fëmijë! SHBA: Hamasi nuk liroi pengjet, zgjodhi luftën (FOTO + VIDEO)

18 Mars, 07:01| Përditesimi: 18 Mars, 13:17

  • Share

Izraeli nisi një valë sulmesh ajrore në të gjithë Rripin e Gazës herët të martën, duke thënë se po godiste dhjetëra objektiva të Hamasit në sulmin e tij më të rëndë në territor që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në 19 janar.

Spitalet raportuan më shumë se 413 njerëz të vrarë, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Sulmi i befasishëm shkatërroi një periudhë qetësie të brishtë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe ngriti frikën e rikthimit të luftës së plotë 17-mujore që ka vrarë dhjetëra mijëra palestinezë dhe që ka shkaktuar shkatërrim të gjerë në të gjithë Gazën.

Sulmet e shumëfishta u zhvillun në Veri të Gazës, në qytetin e Gazës dhe Khan Youniss.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pretendon se ai i urdhëroi sulmet për shkak të mungesës së përparimit në bisedimet e vazhdueshme për zgjatjen e armëpushimit dhe akuzon Hamasin për një "refuzim të përsëritur për të liruar pengjet" dhe për refuzimin e propozimeve të të dërguarit të Presidentit të SHBA Donald Trump në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.

Hamasi mban ende 59 pengje nga të cilët Izraeli pretendon se janë të gjallë ende 20 ose 25 prej tyre. Corriere della Sera shkruan pas sulmit se Hamasi nga njëra anë kërkon respektimin e marrëveshjeve dhe kalimin në fazën e dytë të marrëveshjeve pasi faza e parë ka skaduar 18 ditë më parë, nga ana tjetër Izraeli kërkon lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve, një skenar që do ta linte Hamasin plotësisht pa asnjë kartë tjetër për të luajtur.

Në mes, çështja është e vështirë për t'u zbërthyer. Drejt rrugës për një zgjidhje për të ardhmen politike të Rripit dhe për fillimin e rindërtimit në tavolinë deri më tani janë dy opsione: plani i Trump i emëruar “Riviera e Gazës” dhe plani arab që parashikon një qeveri tranzicioni dhe më pas dorëzimin e pushtetit tek Autoriteti Kombëtar.

Ambasadori i Izraelit në OKB është zotuar se sulmet do të vazhdojnë, duke thënë se: "Asgjë nuk do të na ndalojë të luftojmë për të çliruar pengjet tona që janë mbajtur në robëri brutale të Hamasit për 527 ditë, ne nuk do të tregojmë mëshirë kundër armiqve tanë, ndërsa pengjet tanë lëngojnë në tunelet e terrorit".

Ndërkohë përmes një deklarate zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Brian Hughes tha se Hamasi në vend të zgjidhte lirimin e pengjeve, zgjodhi luftën.

 

Ora 09:56
Media amerikane: Ishte Trump ai që i dha dritën jeshile Izraelit për të rifilluar operacionet në Gaza

1741249006_donaldtrump.JPG

Foto: Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dhënë Izraelit "dritën jeshile" për të rifilluar operacionin e tij ushtarak kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Një zyrtar izraelit i tha  të përditshnmes amerikane 'Wall Street Journal' se ky vendim i Trump erdhi pasi Hamasi refuzoi të lirojë pengjet.

Izraeli i bëri të ditur SHBA-së se po rifillonte sulmet në Gaza përpara se t'i kryente ato, shton zyrtari, duke i bërë jehonë raporteve të tjera që kanë thënë të njëjtën gjë.

Ora 09:41
Rifillimi i bastisjeve izraelite/ Shtëpia e Bardhë: Hamasi mund të zgjaste armëpushimin, por zgjodhi luftën

Foto: Shtëpia e Bardhë

Pas rifillimit të bastisjeve izraelite  ka reaguar zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Brian Hughes.

Sipas tij Hamasi mund të kishte liruar pengjet për të zgjatur armëpushimin, por në vend të kësaj zgjodhi refuzimin dhe luftën.

Ora 09:23
Bombardimet masive në Gaza/ Vritet Ministri i Brendshëm i Hamasit

Foto: Zjarri pas sulmeve izraelite në Gaza

Ministri i Brendshëm i Hamasit është vrarë në sulmet izraelite në Gaza gjatë orëve të mbrëmjes. Lajmi i vdekjes së gjeneralit Mahmud Abu Watfa, i cili drejtonte policinë dhe shërbimet e sigurisë së brendshme në Gaza u konfirmua nga dy burime islamike, shkruan Corriere.

Sipas raporteve të mediave në Gaza, viktima të tjera të sulmeve përfshijnë Issam Da'alis, një anëtar i byrosë politike të Hamasit në Gaza dhe kreu i komitetit të monitorimit të qeverisë, një pozicion afërsisht i barabartë me atë të kryeministrit.

Megjithatë, vdekja e Da'alis është përfolur që nga korriku i 2024-ës, megjithëse nuk ka pasur kurrë një konfirmim zyrtar nga  ushtria izraelite (IDF) ose Hamasi.

Abu Ubaida Al-Jamassi, gjithashtu një anëtar i byrosë politike të Hamasit në Gaza dhe kreu i komitetit të urgjencës së Hamasit që drejtoi Gazën gjatë luftës, thuhet të jetë një tjetër viktimë e bastisjeve të natës, së bashku me Bahjat Abu Sultan, një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme, i ngarkuar me forcat e sigurisë jashtë krahut të saj ushtarak.

Ahmed Al-Khatta, drejtor i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë të Hamasit, thuhet gjithashtu se u vra.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?