Luftimet janë ashpërsuar në Sudan edhe pas prishjes së armëpushimit duke shtuar numrin e të vrarëve nga sulmet e ashpra.
Luftimet, që janë ndezur që nga e shtuna kanë vrarë të paktën 270 njerëz dhe kanë plagosur 2600 të tjerë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
“Unë dënoj të gjitha humbjet e jetës njerëzore. Ne qëndrojmë në solidaritet me vëllezërit dhe motrat tona në Sudan”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ai denoncoi gjithashtu “plaçkitjen e objekteve shëndetësore” dhe “përdorimin e të tjerëve për qëllime ushtarake”.
Ndihma e shpërndarë nga OBSH përpara se të shpërthente luftimet në objektet shëndetësore në vend është shteruar, shtoi ai, dhe me armiqësitë e vazhdueshme, është e pamundur të organizohen dërgesa të reja dhe spitaleve në Khartoum u mungojnë furnizimet e nevojshme për të trajtuar të plagosurit.
Ai bëri thirrje përsëri që aksesi i papenguar në objektet shëndetësore t’u ofrohet atyre që kanë nevojë dhe u bëri thirrje palëve ndërluftuese të “punojnë për paqen”.