Kosova & Rajoni

Thyhet bojkoti/ Deputetët kthehen në kuvend vetëm për të mos djegur mandatet

22 Mars 2019, 17:45| Përditesimi: 22 Mars 2019, 18:05

  • Share

Lista Serbe ka bërë të ditur se pjesëmarrja e tyre në seancën e sotme të Kuvendit ët Kosovës ishte bërë vetëm e vetëm për të parandaluar marrjen e mandateve.

Anëtarët e Listës Serbe sot morën pjesë shkurtimisht në seancën e Kuvendit të Kosovës për të futur kartela dhe për të parandaluar ata nga marrja e mandateve parlamentare për arsye procedurale”, thuhet në një njoftim.

Sipas gazetës Telegraf, deputetët në këtë mënyrë përmbushën detyrimin e tyre formal për të mos munguar në Kuvend për më shumë se gjashtë muaj.

Ndër tjerash, në njoftim thuhet se lista Serbe do të vazhdojë të luftojë për realizimin e së drejtës serbe dhe mbrojtjen e interesave të tyre në Kosovë.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë votuar pro rezolutës për pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit dhe plotësim ndryshimi i ligjit përkatës.

Një bojkot i ngjashëm u thye edhe nga deputët e opozitës në Shqipëri, në dhjetor të vitit të kaluar.

Ata u kthyen në Kuvend me arsyetimin se po bënin sakrificë për reformën e studentëve, ndërkohë që mandatet e tyre ishin në prag të djegies.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?