Berisha dhe postimi i tij në Facebook

Politikë

Thyhet heshtja zgjedhore, Sali Berisha shkel ligjin dhe bën thirrje për të votuar Fredi Belerin! Kandidati i 'BF' për Kavajën çon mesazhe në celular

13 Maj 2023, 21:15| Përditesimi: 13 Maj 2023, 22:04

  • Share

Sali Berisha ka shkelur Kodin Zgjedhor ditën e sotme teksa nuk ka respektuar ditën e heshtjes zgjedhore. Ai ka bërë thirrje në Facebook për të votuar Fredi Belerin për të gjithë qytetarët e Himarës, duke përdorur gjoja një reagim në lidhje me vendimin e Gjykatës për ta lënë në burg kandidatin e tij për Bashkinë Himarë. Në postim Berisha teksa bën thirrje për pjesëmarrje në votime në Himarë i orienton qytetarët që të votojnë për 'të mbrojtur pronat nga Edi Rama'. 

“Akt stalinist i Edi Ramës. Ai, për interesa të tij mafioze, urdhëron mbajtjen në burg të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” të rrëmbyer në mesnatë nga narkopolicia, Fredi Bejleri për të siguruar kështu vazhdimin e kontrollit të tij mafioz, të plotë mbi trojet dhe tokat e banorëve të Himarës.  Duke dënuar me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar policesk, ju bëj thirrje banorëve të Bashkisë Himarë, të dalin të gjithë në votime dhe të votojnë për mbrojtjen e pronave të tyre nga Edi Rama dhe banda e tij në bashkinë e Himarës. Sb”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Postimi i Berishës

Për Belerin ka shkruar në Facebook duke shkelur në mënyrë skandaloze heshtjen zgjedhore edhe deputeti i Berishës, i zgjedhur në Gjirokatastër Tritan Shehu. Ai shkruan në mbrojtje të Belerit se kjo çështje tregon se në Shqipëri nuk ka institucione të pavarura, por ka vetëm regjim!

“Kudo te njëjtat shkelje ligjesh, edhe këto ditë “Investime” elektorale korruptive, presione, keq përdorim i administratës, blerje votash, arrogancë etj të pushtetit dhe institucioneve ndaj qytetareve….”;, shkruan ai duke bërë thirrje në fundit që ‘së pari të ndihmojmë veten tonë’, thirrje elektorale.

Postimi i Tritan Shehut

Një tjetër që ka shkelur heshtjen zgjedhore është edhe kandidati i koalicionit Berisha-Meta në Kavajë. Kandidati Fisnik Qosja ka dërguar mesazhe në celular qytetari, ndërkohë dhe kryetari i Foltores në Kavajë ka bërë postime në Facebook, duke thyer heshtjen zgjedhore dhe rregullin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.  Përderisa i ka injoruar ligjet dhe Kodin Zgjedhor, mos vallë …

Mesazhi i dërguar nga kandidati i Kavajës qytetarëve
Postimi i kryetarit të 'Foltores' në Kavajë

Heshtja Zgjedhore në Kod

Kodi Zgjedhor e thotë qartë në nenin 77 se “Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore”.

Ndërkohë që në nenin 174 parashikohet edhe sanksioni.

“Subjekti zgjedhor që thyen heshtjen zgjedhore, sipas nenit 77 të këtij Kodi, gjobitet nga KZQ-ja me 500 000 lekë”, thuhet në Kodin Zgjedhor.

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vul Humburi: 13/05/2023 22:55

    O krimineli hajdut gërdalla Sali qenefi po hik mor plak maskara se je bër njeriu më i pështir i kombit Shqiptar.

    Përgjigju
  • Ushtati.: 13/05/2023 22:50

    Mos beni sehir per keto raste organet e drejtesise duhet te veprojne

    Përgjigju
  • Luizi BBV: 13/05/2023 22:37

    Ku ka kod zgjedhor per ket kriminel!

    Përgjigju
  • Scutari: 13/05/2023 21:54

    Vjedhja e votës së lirë dhe damkosja e çdo palë zgjedhjesh kanë një emër që nga 1996 dhe cilido që e nënvlerëson bën gabim fatal!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?