Politikë

‘T’i çojmë bufin BE-së, që t’i ngrejë tavanin...!’ Rama ‘thumbon’ Berishën: Moment historik, të ulemi në tavolinën e Europës si ‘zonjë Korçe’! Me ne reforma në drejtësi është e sigurt

19 Prill, 18:59| Përditesimi: 19 Prill, 19:59

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama e cilësoi datën 11 maj po aq të rëndësishme në histori, sa 22 marsi 1992, kur u votua masivisht PD sepse u ndryshua sistemi.

Por këtë herë sipas tij, vota do jetë historike sepse jepet për Shqipërinë drejt BE-së më 2030.

Kreu i mazhorancës këshilloi shqiptarët që të mos zgjidhnin Sali Berishën me interesat e hallet e tij dhe të familjes, por për të mirën dhe të ardhmen e një populli në Europë, për të realizuar ëndrrën shekullore.

Rama deklaroi se duke votuar masivisht PS më 11 maj, i jepet një shtysë e madhe Shqipërisë drjet hyrjes në derën e BE-së, e cila shpjegoi se “nëse votohet bufi i kënetës, mund të mbyllet”.

Ai ironizoi përsëri Berishën me momentin epik të ditës së djeshme në Krujë me tregtarin dhe tavanin, duke thënë se nëse kreu i PD do shkonte në BE, do “i ngrinte tavanin”.

Kryesocialisti përsëriti se reformën në drejtësi e bëri PS-ja duke i hyrë “detit me këmbë” dhe shpatën ia dha kësaj drejtësie po PS-ja. Por që kjo reformë në drejtësi të mos zhbëhej dhe të sigurohej duke hyrë në BE bashkë me Shqipërinë, duhej votuar më 11 maj për numrin pesë.

Fjala e Ramës para grave socialiste në Korçë:

“I kthehem vitit 1992 kur u votua masivisht PD. Edhe Niko atëhere PD-në ka votuar, edhe si shumë të tjerë, për Gëzimin s’e di, por jo se ishin me PD-në. Por ishte moment që i vinte kapakun një historie të shkuar dhe i hapte faqen Shqipërisë për një sistem të ri. Aq e vërtetë ishte kjo, sa 6 muaj më pas u votua masivisht PS, sepse ishte mbyllur ai kapitull me historinë dhe Europa ishte aty. Më 11 maj zgjedhja është afër, BE është afër, është zgjedhja mes interesit të një njeriu të vetëm dhe të një populli të tërë, midis Shqipërisë me BE në Europë apo me hallin e një njeriu, me kënetën dhe me bufin e kënetës në gropë.

Se kjo ka ndodhur në fakt dhe kjo zgjedhje është shumë e qartë, sepse sot për herë të parë, që nga rënia e komunizmit, BE nuk mjaftoi duke thënë vetëm se do jeni pjesë e jona, por duke hapur edhe derën për negociatat më 2027 që të jemi pjesë e tyre dhe të anëtarësohemi. Na thanë hajdeni këtu, anëtarësohuni. Pra e thashë janë 1 mijë vetë nga ata e 1 mijë nga ne, me kryenegociatoren që punojnë për dokumente dhe ligje, për fusha të ndryshme, deri te zogjtë, që po punohet për t’u plotësuar dhe duke e krahasuar me vende të tjera, ne jemi shumë më pranë historisë. Jemi te pragu i derës së BE-së dhe ky është shansi.

Thonë po ky Edi Rama çfarë do, ia dhamë 3 herë dhe prapë kërkon votë na thotë do ju fus në BE. Ja Mali i Zi, ishte para nesh me negociatat, ja ku është, bashkë me ne, jemi me ta për të hyrë në BE. Po Serbia që i ka hapur që në 2005, ja ku është, mbrapa nesh. Maqedonia, që ka ndërruar edhe emër tani, edhe ajo që në 2005, kur shumë djem e vajza nuk kishin lindur ende, ka mbetur pas.

Ka ardhur momenti kur bashkohen fati i shqiptarëve dhe i BE-së me njëri-tjetrin. Por edhe Zoti thotë, po s’ndihmove veten, s’të ndihmoj dot. Por ky është momenti dhe na duhet një shtysë e madhe më 11 maj për ta çuar vendin në BE. Janë gjithë ata njerëz që punojnë për këtë, edhe sot ditë e shtunë janë në zyra, sepse mund të na kalojë afati. Po mund ta lejojmë ne këtë? Jo, s’e lejojmë. Por dera mund të na mbyllet. Përsëritet historia me bufin, ikin disa muaj, mbyllet dera dhe ikin negociatat, nuk hapet më ajo derë.

Imagjinoni ju bufi i kënetës të marrë votën dhe të shkojë për negociata të flasë me ta. Ka ndryshuar historia, nuk është më e njëjta. T’i çojmë bufin atje e t’u thotë do t’ju ngre tavanin. E patë? Tha do të ngre tavanin. Prandaj më 11 maj na duhet ajo votë. E tha edhe Niko më parë, po të mos ishte Korça, nuk dihet se kur do shikonit ju të tjerët shkencë edhe art. Ndaj bëj thirrje për atë që është në ADN-në e Korçës, Kolonjës, Pogradecit, se çfarë është Europa. Skënderbeu ishte i pari që na tregoi Europën dhe rilindasit që na treguan se dielli lind andej nga perëndon.

Ajo pasaporta atje nuk është dokument udhëtimi, por status dhe dinjitet për të drejta të barabarta me qytetarë europianë. Kjo erdhi si rezultat i PS me reformën në drejtësi, u desh t’i hynim detit në këmbë. Duhet ta bënim reformën në drejtësi, ta dorëzonim shpatën, atë drejtësi që pushteti i dikurshëm e kishte për vete, por unë besoja se drejtësisë i duhej dhënë shpatë. Ajo drejtësi sigurohet vetëm duke qenë pjesë e BE-së, që të ulet në sallonin e Europës si zonjat korçare në tavolinën e BE-së.

Vota më 11 maj është investim i drejtpërdrejtë edhe për fëmijët tuaj, e kam për ju gra dhe nëna.

Që u është dhënë mundësia që atje, përballë gjermanëve, italianëve, francezë e çfarë të jenë të mos e ulin kokën para tyre. Sikurse edhe problematikat e lejes së punës apo pensioneve me Greqinë, e të gjitha këto i zgjidh ajo atje (pasaporta europiane). Me të gëzon të gjitha të drejtat si europianët, ke të gjitha mundësitë, madje edhe të kandidosh. E shikoni sa e lartë është steka e 11 majit?!”


Lajmi kryesor:

Rama njofton anëtaren e parë të qeverisë së re: Romët do kenë përfaqësim! Janë shqetësuar shokët e partisë pse shaj burrat, po s’e kuptuat pse lëvdoj gratë, nuk na duheni


A.Q/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?