T’i dëgjosh e t’i shikosh! Turizmi i ri që po zhvillohet në Divjakë impresionon turistët e huaj

24 Maj, 17:17| Përditesimi: 24 Maj, 17:28

  • Share

Një lloj i veçantë i turizmit po zhvillohet në vendin tonë, e kryesisht në Parkun Kombëtar Divjakë Karavasta, që është shtëpia e 260 specieve. Po flasim për vëzhgimin e zogjve ose ndryshe  “Bird Watching”. Këto ditë të ngrohta Maji takojmë një grup danezësh që kanë ardhur për të kundruar zogjtë jo vetëm duke i parë, por edhe duke i dëgjuar kryesisht natën.

Taulant Bino kryetar i shoqatës së Ornitologëve që shoqëron grupin e turisteve thonë se është rritur interesi për të eksploruar natyrën dhe për t’u njohur me speciet endemike.  

“Është një grup turistët të specializuar për të kundruar shpendët. Vizitën e parë po e zhvillojmë në Divjakë-Karavasta. Mbrëmë dëgjuam shpendët e natës, ndërsa sot po shohim shpendët shtegtarë. “Bird Whatching” është interesant, dhe këta lloj vizitorësh janë lajmëtarët e parë që zhvillojnë turizmin e natyrës”, u shpreh Bino.

Turistët nga Danimarka janë të impresionuar me shumëllojshmërinë e shpendëve që shohin në lagunë.

“Është vizita e dytë në Divjakë. Jam guidë natyrore dhe kam sjelle një grup danezësh për të kundruar pelikanin kaçurrel dhe shpendët e tjerë. Do shohim dhe vende të tjera në Shqipëri, si laguna dhe liqene. Ne kemi dëgjuar shumë për Shqipërinë dhe përpos natyrës është tërheqëse për kulturën e trashëgiminë”, shprehet Mortien Hansen.

“Është një eksperiencë e mrekullueshme! Të shohësh parkun, natyrën, zogjtë, t’i kundrosh ato. Kam njohur dhe njerëz të mrekullueshëm. Jam shumë e lumtur!” thotw Anne Gram.

Përpos Parkut Kombëtar Divjakë Karavasta që është habitati natyror më i madh i faunës në vend, turistët shprehin interes dhe për Lagunën e Nartës në Vlorë, Liqenin e Shkodrës dhe atë të Ohrit në Pogradec. 

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?