Jakov Milatoviç dhe Vuçiç

'Ti flet gjuhën serbe', Vuçiç përplaset me presidentin malazez në forumin e Pragës, ja si i përgjigjet Milatoviç

31 Gusht, 22:31| Përditesimi: 31 Gusht, 22:38

  • Share

Një “përplasje” ka ndodhur sot në panelin e Forumit të sigurisë GLOBSEC 2024 mes përfaqësuesve të Serbisë dhe Malit të Zi.

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviç shprehet se gjuhët e folura nga popujt sllavë, janë në thelb e njëjta gjë.

Ky moment është shfrytëzuar nga homologu i tij serb Aleksandër Vuçiç, i cili ka kërkuar ta monopolizojë gjuhën e folur nga këto popuj për vendin e tij, duke këmbëngulur se gjuha e folur prej tyre është gjuha serbe.

Milatoviç ka tentuar të kaloj një moment të tillë të sikletshëm me elegancë, por se Vuçiç nuk ka hequr dorë nga e tija duke vijuar të përsërisë pretendimin se gjuha e folur është gjuha serbe.

Pjesë nga diskutimi:

Milatoviç: Të gjithë ne në thelb flasim të njejtën gjuhë

Vuçiç: Gjuhën serbe, ju flisni gjuhën serbe

Milatoviç: Po, është në anën linguistike e njejta gjuhë, shumë njerëz e quajnë ndryshme

Vuçiç: Por ajo është gjuhë serbe

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?