Flamur Noka gjatë një seance plenare në Kuvend

Politikë

‘Ti i nënshtrohesh grekut... ç'merremi akoma me Berishën!’, Flamur Nokën s’e ‘mbajnë’ nervat dhe denigron në fjalor banal ndaj qytetarëve: Vetëm satëme i nënshtrohem! Si është mami...? (FOTOT)

22 Prill, 16:30| Përditesimi: 22 Prill, 17:33

  • Share

Fushata elektorale në pjesën më të madhe të saj është zhvendosur edhe në një komunikim virtual me mbështetës dhe ndjekës, nëpërmjet rrjeteve sociale, ku pasqyrohen edhe komente, biseda, kritika dhe deri në ofendime dhe sharje.

Një episod i tillë ka ndodhur me sekretarin e PD-së, deputetin kandidat Flamur Noka, i cili ka denigruar deri në fyerje të ulëta ndaj një qytetari, teksa nuk e kanë mbajtur më ‘nervat’.

Në fakt ka qenë qytetari që me një koment në rrjetin social Facebook i ka shkruar deputetit “ti i nënshtrohesh grekut!” dhe ka vijuar më tej me një fyerje personale, o të q*** r***!”.

Ligjvënësi demokrat nuk ka duruar dot dhe duke mos kapërdirë as akuzën se ishte i shitur te grekët apo antishqiptar, është përgjigjur me tone të ashpra:

"Vetëm satëme i nënshtrohem!".

Një reagim ky i papërshtatshëm dhe tejet banal për një figurë politike. 

Dhe nuk mbaroi me kaq. Një tjetër qytetar, i shkruan:

“Ore po është turp të merremi me Sali Berishën 81 vjeç, a kuptoni?! Nuk janë të mirë as Edi Rama me palaçot e tij, por mjaft është mjaft!”

Edhe këtë kritikë Noka s’e ka ‘kapërdirë dot’, duke e ofenduar qytetarin në fjalë:

“Si është mami?”

 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • George: 22/04/2025 20:09

    Kreu i "qytetareve dixhitale" te mirepaguar nga agjenturat e fshehta serbo-greko-ruse ne Shqiperi, Flamur Noka e shikon se po i rreshqet toka nen kembe; nuk ka faj nese Ballknai Perendimor hyne ne BE nuk do te kete me shperblime per spiunimet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?