Kledi Kadiu me djalin

'Ti je mrekullia jonë', Kledi Kadiu dedikim të  ëmbël për djalin e sëmurë në ditëlindjen e tij të parë

30 Gusht 2022, 18:10| Përditesimi: 30 Gusht 2022, 18:30

  • Share

Fëmija i dytë i balerinit të njohur Kledi Kadiut dhe Charlotte Lazzari ka mbushur një vjeç.

Kadiu i ka dedikuar të voglit të tij Gabriel një mesazh plot dashuri me rastin e ditëlindjes së tij.

"Nuk ka fjalë për të përshkruar xhiron tënde të parë rreth diellit. Ti je mrekullia jonëGëzuar ditëlindjen i vogli Samurai i madh", shkruan Kadiu në Instagram.

Balerini e ka quajtur të voglin e tij "Samurai", emrin e një luftëtari pasi Gabrieli po përballet me probleme të rënda më shëndetin që prej lindjes.

Në ditën e 13 të lindjes, Gabrieli pati temperaturë të lartë dhe komplikacione, një diagnoze mjaft komplekse e quajtur meningo-encefaliti.

Kledi ka njoftuar më herët se diagnoza është një proces inflamator i sistemit nervor që prek meningjet dhe trurin.

"Fillimi i një sprove që na ka vënë vërtet në provë. Fëmija arriti të mbijetoje dhe pasi hapi sytë, hap pas hapi dhe me guximin e heroit, përdori të gjitha forcat për të rimarrë veten. Gabriel u kthye në shtëpi pas më shumë se një muaji e gjysmë i shtruar në terapi intensive dhe pas shumë analizave", ka njoftuar më herët Kadiu.

Çifti nuk u dorëzua dhe vazhdoi të luftonte së bashku me vogëlushin.

Djali i vogël, Kledi Kadiu dhe Charlotte Lazzari

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?