'Ti ke bërë karrierë duke shajtur Berishën', Lita debat të ashpër me Blushin: Të paguan Luli, ke ardhur në studio si mercenar i tij

14 Tetor, 21:57| Përditesimi: 15 Tetor, 17:23

  • Share

 

Lavdrim Lita dhe Tedi Blushi patën një debat të ashpër në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ teksa po flitej për partitë e reja të opozitës.

Lita: PL është futur në PD. Mediu do jetë në listën e PD-së, Dulja do jetë në listën e PD-së. Këta thonë mos na ngacmoni vendin. Të niset autobusi se e kemi zënë vendin, jemi deputet në 2025. Nuk duan të fitjojnë. Thanë jemi opozita e suksesshme. Që opozita nuk duhej pjestuar. Duhej pastruar. Dhe ato që u kanë bërë dëme njerëzve. Duhet të kishin ardhur njerëz të rinj.

Blushi: Ku është i ri, zoti Shehi, Agron Shehaj.

Shehi: Gjynah jam 66 vjeç.

Lita: Ti ditë për ditë e ke shajt Sali Berishën. Ke bërë politikën më të zezë ndaj Berishës. Ke qenë kryeredaktori i Gazetës shqiptare.

Blushi: Ti ke hap një portal që paguhesh nga Lul Basha. Ti merr lek nga Lul Basha.

Lita: Ti je kalama që je fut në politikë. Mos u merr me budalliqe. Ngaqë nuk di të bëhesh politikë, merresh me llafe.

Blushi: Ti je gazetar apo shakator i Lulit.

Lita: Ti nuk je as demokrat as i djathtë. Është e turpshme të jesh në listën e PD-së. i keni bërë dëme këtij vendi. Ti dhe Ilir Meta. Te PD-ja jo.

Blushi: Ti paguhesh nga Lul Basha. Ma moho.

Lita: Ti ke bërë karrierë duke shajt Berishën dhe të djathtën. Na del ti na lavdron Sali Berishën.

Blushi: Të të nxjerr bordero? Kush të paguan?  Ti je anëtar i partisë pa vulë të Bashës. Ke ardhur si mercenar i Bashës. Le ta mohojë.

Lita: Këta nuk thonë asnjë gjë. Përmendin vetëm emra.

Blushi: Ti ke ardhur në emision sepse merr lekët nga Hollanda. Nuk je gazetar, por mercenar politik.

Lita: I ke lënë demokratët jashtë. I ke lënë çunat e rinj jashtë. Nuk vjen më PD në pushtet me sojin tuaj.

Blushi: Mohoje që të paguajnë Luli. Ti po mashtron. Nëse më thua që kam kritikuar Berishën, më rrit vlerat. Si gazetar e kam kritikuar, dhe nuk më paguante Ilir Meta. Ti si gazetar të paguan Lul Basha. Duhet bërë katarsis në studio televizive, gazetar si ky i paguan Lul Basha.

Lita: Kam qenë në Sapienza, ti ske turp më zotëri.

Blushi: Duhen 40 mijë euro sot të hapesh portal, ku i gjen lekë?


Lajmi kryesor:

Kush është opozita reale? Dashamir Shehi: Jam i hapur të bashkëpunojmë! Blushi: Çfarë të reje sjellin partitë e reja? Kanë urrejtje Sali Berishën


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?