Bisedat zbulohet se biznesmenët e vënë në pranga Bujar Murati dhe Ibrahim Lami janë kushërinj me njëri tjetrin si dhe janë miq me kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike Flamur Peqini. Dhe kështu pavarësisht se fituesi i tenderit ka rezultuar Bujar Murati, punimet janë kryer nga firma e Ibrahim Lamit. Në përgjime, zbardhen momente nga biseda e tyre për tenderin korruptiv për rehabilitimin e një kanali ujitës.
Ibrahim Lami: Urdhëro se mos je i zonë
Bujar Murati: Kushe ça bone
Ibrahim Lami: U ktheve nga Berati apo jo
Bujar Murati: Po u ktheva se çu qunin në futboll
Ibrahim Lami: Tashi dy pyetje të vogla kam, a të marr në uatsap apo këtu se nuk naj gja
Bujar Murati: Jo ore po fol se për punën flasim ne ça të duam
Ibrahim Lami: Tani kontratën mes meje e teje si do e bëjmë
Bujar Murati: Do e bëjmë me nënkonratim siç kemi rënë dakord, ti m’i pret mua, unë ia pres shtetit
Ibrahim Lami: Në rregull…tashi ata m’i presin mua fatura
Bujar Murati: Ata të inerteve. Po ty do të t’i presin…jo se dhe me m’i pre mua nuk ka noj të keqe ma mirë se na ndihmo noj çok…por ti merri sikur je t’u punu vetë or shok…a e kupton. Se ti i merr dhe i justifikon TVSH tarte dhe m’i kalo mua
Ibrahim Lami: Pytja tjetër
Bujar Murati: Më duhet një firmë se do firmos dhe vulos (Kontratën do e bëjmë siç kemi ra dakord dhe jepi zjarr kusho.
Lajmi kryesor:
'Uaa do na marrë SPAK-u në pyetje...ky telefon s'është për biseda', zbardhen përgjimet që prangosën kryebashkiakun e Lushnjes e 9 zyrtarët! Tushe i jepte naftë falas gazetarit e djalit të deputetit
B.K./ReportTv.al