Me thirrjet 'ti nuk je vetëm' apo 'përdhunimi është krim', dhjetëra persona janë ngritur në protestë ditën e sotme në Mirditë, në mbështetje të 15-vjeçares që u përdhunua nga 5 persona.
Ngjarja e rëndë bëri bashkë shumë persona, të cilët akuzojnë shtetin që nuk bën sa duhet për të mbrojtur gratë e vajzat, duke kërkuar më shumë vëmendje dhe marrje masash nga institucionet shtetërore.
"Vajzat në rrezik gjithkund, shteti askund", shkruhet nëpër pankartat që protestuesit mbajnë në duar, ndërsa i pranishëm në protestë është edhe Dom Gjergj Meta, Ipeshkëv i Dioqezës së Rrëshenit.
Po ashtu ka reaguar edhe Delegacioni i BE në Shqipëri, duke i bërë thirrje institucioneve për mbrojtjen e vajzave në Shqipëri dhe duke theksuar se 'indiferenca vret'.
E mitura nga Rrësheni u përdhunua nga 5 persona për disa javë me radhë, të cilët e shantazhuan atë me video intime.
Artan Kaçorrin 31 vjeç, Albert Mollën 27 vjeç, Ermal Tarazhin 30 vjeç, Nikë Lleshin 44 vjeç dhe 17-vjeçari me inicialet A.Xh u lanë dje në masën e sigurisë arrest me burg.
Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë nga 5 persona ka sjellë reagime dhe protestat në mbështetje të saj dhe të gjithë grave e vajzave duke akuzuar institucionet shtetërore që nuk bën sa duhet për të mbrojtur gratë e vajzat . Për rastin e rëndë ka reaguar edhe zv/kryeministri Erion Braçe i cili shkruan se autorët, të cilët janë dënuar me burg, do të hetohen dhe gjykohen deri në fund për këtë krim të rëndë.
Braçe shkruan se ky fenomen duhet ndaluar dhe shoqëria duhet të ndryshojë duke filluar nga burra , familja, shoqëria e qeveria dhe se ndaj vajzave e grave duhet bërë më shumë e duhen mbrojtur. Braçe shprehet se gati gjysma e burrave nuk duan që të shohin vajza të suksesshme dhe të pavarura, ata e duan të për punë dhe të nënshtruar dhe jo arsimuara, pavarura, ndërsa u kërkon gjykatësve se ligjet ekzistojnë për këto abuze dhe se duhen zbatuar.
“Këta “burra” janë në burg, do të hetohen deri në fund e gjykohen të kyçur në burg! Janë nën akuzë për një krim të rëndë. Përdhunimin e një vajze të mitur, vetëm 15-vjeç. Nuk e di se si do të vendosin gjykatësit por krimi është i përbindshëm. Shoqëria prej ditësh i dënon, jo vetëm pjesa femërore e saj por shoqëria si e tërë. Deri këtu e gjithë ngjarja duket e jetuar, e përsëritur deri në normalitet. Mjafton? Jo! Duhet “vrarë” ky normalitet, përdhunim, arrestim, dënim shoqëror, dënim gjyqësor, përsëritje! Duhet të ndryshojmë më në fund fort madje; si burra së pari, si familje, si shoqëri, si qeveri, si gjyqësor; në qëndrimin ndaj vajzës, gruas, nënës!
E keni vënë re sa hidhërohen burra gati gjysma e tyre kur mësojnë se do lindë vajzë, si shtyjnë drejt abortit kur mësojnë se po vjen një vajzë, si i pengojnë të shkojnë në shkolla e të arsimohen, se si i quajnë kurva sa i shohin që janë të bukura, të ditura, të pavarura, të hapura e bashkëpunuese, konkurruese e të paarritshme se si i duan ne pune veç në zyre e pranë si joshje, se si i përdorin thjesht si shoqëruese luksi ne rastin me te mire apo si i trafikojnë, shfrytëzojnë për prostitucion, se si shajnë gjithë mllef nga motra e nena, madje se si mësojnë dhe “çunat e babës” te shajnë mu ashtu, por kurrë nuk shahen nga ata qe janë?!
Ky është problemi qe kemi; E kemi me 50% te shoqërisë që e pranon vajzën, gruan për pune shtëpie e shërbime seksuale, e kemi dhe me gjysmën e gjysmës qe vijon ende ta edukoje vajzën, gruan me kulturën e nënshtrimit, pabarazisë e shfrytëzimit! Duhet te ndryshojmë tani; LIGJET jane, duhen zbatuar një për një dhe pikë!
Por duhet më shume e duhet te ndryshojme mendjen e gjithkujt, aty ne familje si djem e si burra, por edhe si nëna, gra e vajza; aty ne shkolla qysh ne uljen e pare ne banga si liri, barazi e si beteje për ti ngulitur ne mendje çdo djali e vajze se janë njësoj e quhen me te mire veç prej meritës e jo prej gjinisë e muskulit; Kudo më pas, çdo ditë, veçanërisht aty ku pushteti gjithfarësh e mbi ligjin shpif, shtantazhon, bullizon, përdor, shfrytëzon, përdhunon një vajzë, një grua! Arsim, punësim, liri, barazi, pavarësi, mbrojtje për çdo vajzë”, shkruan ai
E mitura nga Rrësheni u përdhunua nga 5 persona për disa javë me radhë, të cilët e shantazhuan atë me video intime.
Artan Kaçorrin 31 vjeç, Albert Mollën 27 vjeç, Ermal Tarazhin 30 vjeç, Nikë Lleshin 44 vjeç dhe 17-vjeçari me inicialet A.Xh u lanë dje në masën e sigurisë arrest me burg.
Dom Gjergj Meta, ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, tha se ne i jemi bashkuar kësaj kauze të rëndësishme për të hapur një perspektivë ndryshe ndaj grave dhe vajzave. Ipeshkvi i Rrëshenit kërkoi më tepër vëmendje për parandalimin e ngjarjeve të tilla.
“Ne i jemi bashkuar kësaj nisme me gjithë zemër dhe shpresojmë që të jetë një mesazh sensibilizues. Me faktet konkrete shpresojmë të merret shteti. Fatkeqësisht do të thoja se shpeshherë zgjohemi vetëm kur ndodhin gjërat, por duhet bërë një punë e përditshme, me këta të rinj, që të kenë respekt për njëri-tjetrin. Të respektosh trupin e tjetrit, vullnetin e tjetrit, lirinë e tjetrit, dhe aq më tepër kur tjetri është i mitur”, u shpreh Dom Gjergj Meta.
Xhaxhi i të miturës e cila u abuzuar seksualisht nga 5 persona në Rrëshen, ka deklaruar se vajza ka qenë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe psikologjike. Sipas xhaxhait të të miturës, ajo ka tentuar që të vrasë veten, por tani psikologët po e ndihmojnë që t’a kalojë këtë gjendje. Ai tha se vajza është droguar, kërcënuar me armë dhe më pas përdhunuar. Ai kërkon që familjet e 5 personave që kanë kryer këtë veprim të largohen nga fshati.
‘Jam xhaxhi i vajzës. Na ka pikëllue nga ka brengosur , na ka marrue ato që kanë bërë atë përdhunim me një 14 vjeçare, që pasi e kanë droguar e kanë shantazhuar dhe mbrapa i kanë vënë edhe pistoletën në kokë. Vajza është në klasën e 9 e kanë nxjerr nga këto fshatrat e kanë përdhunuar, që me datën 7 ka filluar kjo. Ajo fëmijë, ajo në momentin që është përdhunuar nuk ka pasur asnjë ndjenjë njerëzore. Tani është në Tiranë dhe po ndihmohet me psikologët, tani është më mirë, por ka qenë në gjendje kritike, ka dash me vra veten ka dash me var veten!’- tha ndër të tjera xhaxhai i të miturës.
Shënim: Report Tv dhe Shqiptarja.com disponojnë identitetin e xhaxhai të së miturës, por për të ruajtur privatësinë e vajzës nuk do ta bëjmë publike.
Foto e publikuar në Facebook nga Delegacioni i BE në Shqipëri
Delegacioni i BE në Shqipëri ka reaguar në lidhje me rastet e abuzimit seksual të vajzave në vendin tonë. Me një postim në Facebook, ndërsa në Mirditë protestohej në mbështetje të 15-vjeçares që u përdhunua nga 5 persona, Delegacioni i BE i bën thirrje institucioneve për mbrojtjen e vajzave në Shqipëri duke theksuar se 'indiferenca vret'.
"Delegacioni i BE-së dënon me forcë rastet e fundit të abuzimit seksual të vajzave në Shqipëri. Nuk ka asnjë justifikim për përdhunimin ose ndonjë formë të abuzimit seksual. JO do të thotë JO. Mbroni vajzat në Shqipëri! Drejtësia, policia, shërbimet sociale dhe të gjitha institucionet duhet të veprojnë kundër kësaj dhune të tmerrshme. Përdhunimi është një krim dhe indiferenca vret", shkruhet në postim.
Bon vete gjygjesi..ore keta mostra qe bojn keto gjojna kan famije . Kan motra mbesa Apo nuse vllaj ose non..a enver hoxha ngehu dhe njer nga varri vetem per keta mostra ti varje në litar ne mest te stadjumi ti shkonte e gjith bota..nuk e kupton keta fundrrina ca drame I kan lon asaj femije...o zot mos me ndothte te ropt e mi se vetem ai do dinte ca u boja ketyre mostrave.. gjynah gjynah gjynah per ate vajen dhe famijen
Përgjigju