Pamje nga Tirana

‘Ti nuk ke faj!’, përdhunimi i të miturës revolton qytetarët, mesazhe të forta në muret e kryeqytetit

3 Qershor 2020, 15:41| Përditesimi: 3 Qershor 2020, 16:23

  • Share

Përdhunimi i 15-vjeçares në periferi të Tiranës nga roja i shkollës ka sjellë solidarizim mbarëshoqëror. Në muret e kryeqytetit janë parë mbishkrime të ndryshme ku shkruhej “Mos përdhuno!”, “Ti nuk ke faj, faj ka përdhunuesi!”, “Pedofilët e kanë vendin në burg jo në shkollë”.

Shqiptarët kanë reaguar ashpër kundër këtij fenomeni që sa vjen dhe shtohet dita ditës dhe më e keqja është se denoncohet shumë pak për shkak të frikës apo mentalitetit të vjetër shqiptar.

Kujtojmë se ditën e sotme Forumi Rinor i Partisë Demokratike është mbledhur përpara ministrisë së Arsimit, duke kërkuar dorëheqjen e ministres Besa Shahini pasi nuk ka bërë asnjë reagim për rastin e 15-vjeçares e cila është përdhunuar nga roja i shkollës dhe 3 nxënës të tjerë.

Kujtojmë se e mitura 15-vjeçare është përdhunuar në mënyrë të vazhdueshme për një vit  nga roja i shkollës në të cilën shkonte, pasi ai e kërcënonte se do të publikonte disa fotot të saj me një djalë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?