Elvana Gjata, i dashuri i saj Ervina Mata dhe moderatori Ermal Mamaqi

VIP & Spektakël

“Ti nuk vjen më”, gati tre muaj pas krimit në Ish-Bllok, Ermal Mamaqi ‘rikthen’ Elvana Gjatën (Video)

24 Dhjetor 2018, 16:27| Përditesimi: 24 Dhjetor 2018, 16:40

  • Share

Moderatori shqiptar Ermal Mamaqi njihet për miqësinë e ngushtë që ka me këngëtaren Elvana Gjata. Dyshja janë parë shumë herë në shoqërinë e njëri tjetrit dhe nuk mungonin as postimet në rrjetet sociale dhe komentet e shumta me humor.

Por që pas datës 4 tetor kur emri i këngëtares u përfshi në një krim që ndodhi në zonën e ish-Bllokut, Elvana Gjata nuk është shfaqur më në publik dhe as në rrjetet sociale. Teksa ndodhej në një mbrëmje festive Ermali e ka kujtuar shoqen e tij të ngushtë në momentin që në sfond dëgjohet kënga me titull “Mike”.

Ditën kur më the se ike, zërin ti shpirtin ma fike...E kam dit ti nuk vjen më..”- dëgjohet në sfond teksa këndon dhe vetë Ermali, i cili e ka rikthyer emrin e saj për të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale.

Mbrëmjen e 4 tetorit të këtij viti, në lokalin “Monopol” në zemër të Ish-Bllokut në kryeqytet, si pasojë e një përplasje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, truprojë e Ervis Martinajt, ku ky i fundit mbeti i plagosur së bashku me shokun e tij Eljo Hato. I përfshirë në konflikt ishte edhe Ajaks Bonjaku, i cili u vetëdorëzua në polici vetëm disa ditë pas ngjarjes. Në kërkim u shpallën tre persona: ish-komandoja Merviol Bilo, Ervin Mata (i dashuri i Elvana Gjatës) dhe Fabjol Alushi. Ky i fundit u arrestua nga policia vetëm para disa ditësh dhe më pas u la në masën detyrim paraqitje.

Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana gjata, por në mënyrë ekskluziveReport Tv” siguroi dëshminë e Gjatës, e cila hodhi dritë mbi një sherr të mbartur të të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari. Dizdari është kushëriri i Arbër Cekajt, pronarit të magazinës ku u kapën 613 kg kokainë në Maminas, teksa aktualisht është në Gjermani i arrestuar.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?