Ti shpallësh luftë Amerikës me brekë nëpër këmbë!

6 Mars 2019, 17:43| Përditesimi: 6 Mars 2019, 17:45

  • Share

E keni vënë re sesi ka nje rakordin sulmesh kunder Shteteve te Bashkuara edhe këtej, edhe matanë kufirit? Dyfekun e parë kunder superfuqise boterore e ngriti nje katundar nga nje fshat i braktisur i Gramshit. Nje farë Adriatik Llalla qe eshte bërë për rahmet, mori zemer pasi piu 2 teke raki kumblle dhe nga zyra e prokurorit te pergjithshem qelloi me bresheri akuzash perfaqesine e Amerikes ne Tirane.

Pas Tikut, nje tjeter zyrtar i larte i qeverise se Kosoves, nje ish burgaxhi i Hagës qe u shpetua dy here nga Shtetet e Bashkuara, ka kohe qe i kundervihet superfuqise boterore dhe nuk degjon keshillat e aleatit tonë më të madh megjithese ajo Kosovë martire u çlirua e u pavarësua prej Amerikës së dashur. Ne llogoren e luftes kunder Washingtonit kanë dalë partizanë edhe eksponentë të ish opozitës parlamentare ku spikasin mandatdjegurit Petrit Vasili, Edi Paloka, Ylli Manjani, Ervin Salianji...

Yshtje guerilase po i japin kesaj lufte edhe gazetarë skuthë debatikas të nëmur e të palexuar nga audienca siç janë Andi Bushati, Armand Shkullaku, Mark Marku. E tua degjosh arsyet apo justifikimet gjithë kësaj arradhe dështakësh eshte sa qesharake aq edhe cinike dhe e peshtire. Sipas tyre Shtetet e Bashkuara po i bejne avokati Serbise atje lart ne verilindje te gadishullit dhe prudence qeverise se Edi Rames ketej ne brigjet mesdhetare.

Une personalisht nuk e kuptoj dot sesi nje superfuqi gjigande qenka blerë e joshur nga një qeveri e nje vendi aq te vogel sa Shqiperia dhe këto pazare të imagjinuara nuk i paskan zbuluar institucionet e rrepta dhe media amerikane por i kanë pikasur këta mysybetërit e lartpërmendur. Te kesh në shënjester Edin e Aneta Ramës dhe tabelë qitje të perdoresh Ameriken ma neverit kohën që harxhoj duke ndjekur parlamentin apo disa nga mediumet ku shfaqen e shkruajnë kodoshët ligj dhe opinionbërës.

Nese do kishin sikur një arsye madhore e të shëndetshme në dialektiken e tyre antiamerikanedo unë isha i pari që do u bashkohesha e nuk do i lija rradhë Tikut, Petritit, Ramushit, Shkullakut. Dhe per te qenë i sinqertë me ju, nga gjithe kjo betejë kunder Shteteve te Bashkuara me tremb diçka. Trembem edhe une si fshatari i Sevasterit të Vlorës kur ne vitin e larget 1969 debatonte me sekretarin e partisë komuniste të kooperativës tek i thoshte: -O shoku sekretar. Jam dakort me mësimet e shokut Enver që vendi ynë ti shpallë luftë Amerikës. Ne jemi trima por jemi vënd i vogël. Nëse mundemi, ia hodhëm se Amerika do na pushtojë e do na mbajë me bukë. Por sikur ne ta mundim Amerikën e madhe, si do ta mbajmë me bukë gjithë atë milet o derman!

Po ti Ilir Meta po më lexon?

Komento

Komente

  • life: 08/03/2019 20:38

    i njoha ato breket e dyta ne Foto jane te SHUKRIUT

    Përgjigju
  • Reesma: 07/03/2019 13:42

    E cilëson njeriun burgaxhi thua se ti vodhi breket e sat ëme

    Përgjigju
  • Hinglateri: 06/03/2019 23:58

    Iliri nuk te lexon se ka hallin e Monikes e i ngelet pa breke

    Përgjigju
  • Turi: 06/03/2019 21:54

    Si komunistet. Ato i shpallen lufte amerikes pa breke fare ne bythe. Vazhdojn te jen akoma ministrat e diktatures ne qeverin socialiste, ruci e thomai. Rrofshin socialistet shqiptare qe na e mbajn kujtimin gjalle

    Përgjigju
  • Tir: 06/03/2019 21:21

    I madhi e kurajozi Bled, bravo se vertet me duket sikur ke shprehur dhe mendimet e mija, per te gjithe te siperpermendurit. Po sa te shperlare jane mor aman keta palo gazetare e analiste, qe vec shqiptare nuk jane.Meta ka frike te te lexoje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?