Julian Deda dhe Zef Deda

'Ti sot feston me engjëjt' Krishtlindjet e para pa të, Juli kujton të atin, Zef Deda: M' ka marrë malli

24 Dhjetor 2023, 16:55| Përditesimi: 24 Dhjetor 2023, 17:03

  • Share

Një muaj më parë arti dhe publiku shqiptar u trishtua thellësisht kur mori lajmin se ikona e humorit shqiptar, Zef Deda, ndërroi jetë.

Në vigjilje të Krishtlindjeve, aktori Julian Deda, ka kujtuar me mall të atin, përmes një dedikimi në rrjetin social “Instgram”.

“Hej Bos, si je? U be nje muaj qe nuk shihemi. Nje perqafim desha sot, se m'ka marre malli. Kemi edhe Krishlindjen neser dhe kjo eshte hera e pare qe ti feston me engjejt, ne parajse, aty ku festohet me bukur se ne toke. Festo i qete zemra ime...! Gezuar Krishtlinden. T'du fort Babo...!“,- shkruan Deda.

Zef Deda lindi në Shkodër më 27 korrik 1950 dhe u shua  më 24 nëntor 2023 po në qytetin e tij të lindjes, Shkodër që e deshti aq shumë. e kuptoi dhe nuk e largoi kurrë veç e afroi.

Talenti i tij spikati që në moshë të vogël kur luajti disa role në teatër. Karrierën e nisi si aktor kur performonte në skenë para punëtorëve të Vaut të Dejës më pas në teatrin "Migjeni". 

Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike, ai arriti të realizojë qindra figura artistike me një vërtetësi dhe sinqeritet. 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?