TIA jep njoftimin e rëndësishëm për udhëtarët: Nga sot deri më 10 shtator, duhet të jeni 3 orë para në Rinas për check-in

9 Gusht 2023, 12:23| Përditesimi: 9 Gusht 2023, 12:39

  • Share

Nga sot dhe deri më 10 shtator 2023 të gjithë pasagjerët duhet të mbërrijnë në aeroportin "Nënë Tereza" të paktën 3 (tre) orë përpara kohës së planifikuar të nisjes.

Shkak është rritja e fluksit të pasagjerëve që hyjnë e dalin nga Aeroporti i Rinasit. 

"Për të siguruar udhëtim të qetë dhe për të akomoduar pasagjerët e shtuar gjatë kësaj periudhe, do t’iu kërkonim të gjithë pasagjerëve të mbërrijnë në aeroport të paktën 3 (tre) orë përpara kohës së planifikuar të nisjes. Ju lutemi, merrni parasysh kohën e mundshme shtesë që kërkohet për kontrollin e bagazheve, kontrollet e sigurisë dhe çdo rrethanë të paparashikuar që mund të zhvillohet" thuhet në njoftimin e TIA-s.

Mbi 1 milionë vizitorë pritet të hyjnë dhe dalin nga Shqipëria gjatë muajit gusht nga Aeroporti Nënë Tereza.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • 8 orë para: 09/08/2023 17:51

    Më mirë 8 orë para. Ajde turizëm hajde

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?