Tibo Kurtua, portieri i Belgjikës

Sport

Tibo Kurtua u shpall portieri më i mirë i Botës: Fika televizorin, nuk doja të shikoja Francën duke festuar

16 Korrik 2018, 14:12| Përditesimi: 16 Korrik 2018, 14:17

  • Share

Portieri më i mirë i Botës u shpall Tibo Kurtua. Belgu ende nuk e ka harruar humbjen ndaj Francës. Ai shprehet se  e ka parë ndeshjen dhe në minjutën e 94 ka fikur televizorin për të mos parë Francën teksa feston triumfin. Në një prononcim për mediat ai shprehet se :

E kam parë finalen, por e kam fikur TV-në në minutën e 94’. Nuk doja që ta shikoja Francën duke festuar fitoren e tyre. Shokët e mi më treguan se Modriç e ka fituar titullin e lojtarit më të mirë, dhe pastaj do të zbulohej portieri më i mirë gjatë këtij Botërori. Shokët e mi më thanë se jam unë, menjëherë e ndeza TV-në.

Ishte një nder i madh për mua, jam shumë i lumtur që kam bërë shumë pritje për ta ndihmuar skuadrën time. Por nuk ishte më e rëndësishmja, sepse dëshiroja që të shkoja sa më larg që të jetë e mundur.

Tibo Kurtua, portier i Belgjikës

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?