Përpos pandemisë Covid 19, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë, vjen në edicionin e 18-të. Drejtori Agron Domi rrëfen se misioni i festivalit për të çuar tek publiku krijimet e reja kinematografike nga mbarë bota është në vëmendjen e tyre. Në këtë edicion kanë garuar për të qenë pjesë e tij rreth 220 filma, ndërsa janë përzgjedhur
“Këtë vit nga 220 filma në total kemi përzgjedhur për të qenë në garë 108. Nuk ka ndryshuar asgjë për garën, do të ketë çmime në të gjitha kategoritë, sikundër në edicionet e tjera”, shprehet Domi.
Filmat do të jenë online në faqen e TIFF, ndërsa festivalin do çelet me “Liqeni im” i Gjergj Xhuvanit dhe do mbyllet me “Willow” të Milcho Manchevski-t në 25 shtator, ora 18:00 në Amfiteatrin e Liqenit.
“Këtë radhë kemi menduar, që hapjen edhe mbylljen ta kemi në Amfiteatrin e Liqenit. E nisim me filmin “Liqeni im” të Gjergj Xhuvanit dhe nata e fundit mbyllet sërish në të njëjtin vend me “Willow” të Milcho Manchevski-t".
Nuk mungojnë as filmat e regjisorëve shqiptarë, të Kosovës dhe Tiranës.
“Për “Bufin e artë” konkurrojnë dy filma, “Exil” i Morinës dhe “Zana” i Antoneta Kastratit. Ndërsa, për OSCAR Qualifying konkurron “The news” i Lorin Terezit”
TIFF ngre siparin me “Liqeni im” i Gjergj Xhuvanit në Amfiteatrin e Liqenit, në datë 19 shtator ora 18.00.