Tifoz ‘profet’ që po çmend botën e futbollit, ja çfarë parashikoi për 'Superclasico-n'

1 Dhjetor 2018, 14:16| Përditesimi: 1 Dhjetor 2018, 16:41

  • Share

Një tifoz i River Plate në Argjentinë ka marrë rreth vetes të gjithë vëmendjen e botës së futbollit për shkak të një parashikimi në dukje të çmendur.

23 ditë më parë, tifozi me emrin “juanfer” në rrjetin social “twitter”, ka shkruar: “Kam parë në ëndërr Super Finalen dhe po fitonim 1-0 me gol të Pity Martinez, por stadiumi nuk ishte as ‘Bombonera’, as ‘Monumental’. Ishte ‘Santiago Bernabeu’.”

Postimi në Twitter i tifozit të River Plate

Në këtë rast tifozi mund të konsiderohet si “orakull”, por mediat në Argjentinë shkruajnë se postimi mund të jetë i rremë, për shkak të mjeshtave të kompjuterave. Gjithsesi deri në një lajm të dytë, për “juanfer” po ka një interes të madh për të parashikuar edhe numrat e lotarisë.

Ajo që bën përshtypje në fjalët e zgjedhura prej tij është fraza “po fitonim”. River mund të kalojë në avantazh në “Bernabeu” me golin e Martinez, por gjithsesi të gjithë ata që i besojnë këtij tifozi do të duhet të presin pasi ai nuk parashikon fundin e ndeshjes.

Ndërkohë trajneri i Boca Juniors, Schelotto, duke parë aftësitë parashikuese të djaloshit mund të përgatisë një mbulim të veçantë për Martinez, lojtari që duhet të shënojë golin e avantazhit, sipas ëndrrës të tifozit të River.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?