Sherri i tifozerive Lyon-PSG

Tifozeritë e Lyon dhe PSG përplasen me njëra-tjetrën para ndeshjes finale të Kupës, autostrada pranë Lille merr flakë (VIDEO)

25 Maj, 19:54| Përditesimi: 25 Maj, 19:57

  • Share

Lyon dhe Paris Saint Germain do të ndeshen sot në mbrëmje për finalen e Kupës së Francës. Por para ndeshjes tifozeritë e dy skuadrave janë ndeshur me njëra-tjetrën në autostradë pranë qytetit të Lille.

Autobusët e dy tifozerive u takuan në një stacion pagese në autostradë. Më pas ata kanë dalë nga autobusët duke gjuajtur me gurë dhe flakadanë ndaj njëri-tjetrit.

Siç duket edhe nga pamjet e hedhura në internet një pjesë e autostradës është në flakë.

Për momentin nuk flitet për shtyrje të ndeshjes, megjithëse ka pasur zëra për të mos u luajtur sonte.

 

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?