Banderola e tifozëve të AEK-ut

Tifozët e AEK-ut shpalosën 'Kosova është Shqipëri', në Serbi ndihen të tradhtuar: S'e prisnim nga vëllezër si ju, thikë pas shpine

6 Tetor 2023, 10:40
  • Share

AEK-u i Athinës dhe Ajax-i barazuan 1-1 në Greqi për raundin e dytë në grupet e Europa League. Në stadiumin "Nea Philahelphia", tifozët e AEK-ut shpalosën një benderolë me mbishkrimin "Kosova është Shqipëri". Në Serbi janë tërbuar me këtë shënim, duke e quajtur tradhti nga "vëllezërit grekë".

“Kurir.rs” raporton se tifozët e AEK-ut i kanë befasuar me banderolën e tyre, që ka tronditur gjithë Serbinë. “Tradhti! Tifozët grekë, thikë në zemër serbëve: Vëllezër, këtë nuk e prisnim nga ju! Parulla që tronditi Serbinë”.

Ky është titulli i “Kurir” ndaj banderolës së tifozëve të AEK-ut të Athinës. Sipas këtij portali, jo shumë kohë më parë, mbështetësit e AEK-ut kishin një slogan që thoshte të kundërtën, ndaj askush nuk e ka të qartë pse dhe si ka ndryshuar qëndrimi i tifozëve të klubit grek.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?