Nuk është sekret që Barcelona dëshiron të bashkojë Lamine Yamal me Nico Williams. Për sulmuesin e Bilbaos tanimë janë duke u bërë edhe "çmendurira" nga tifozët.
Mbështetësit e Barçës mezi presin të mbyllin afrimin e Williams për të formuar një dyshe emocionuese me Lamine Yamal, siç kanë bërë së fundmi me skuadrën spanjole në Euro 2024.
Tifozët katalanas madje dhe disa përdorues të TikTok dhuruan para në llogarinë zyrtare të Barçës për të ndihmuar në financimin e pagesës së 58 milionë eurove të klauzolës që ka anësori i Athletic Bilbaos.
Në publikimin në të cilin lajmërohej se Lamine Yamal do të vishte fanelën me numrin ’19-të’ dhe në të cilin u prezantua fanela e re e Barçës për sezonin 2024-25, tifozët katalanas filluan të bënin donacione përmes komenteve, duke kërkuar nënshkrimin edhe të Nico Williams. Këto donacione fillojnë nga 0.01 euro dhe mund të arrijnë deri në mijëra euro.