foto ilustruese

Tifozët e Delvinës s’pranojnë rezultatin, gjuajnë me gurë kundërshtarët! Plagoset në kokë një futbollit

25 Qershor 2020, 11:13| Përditesimi: 25 Qershor 2020, 11:16

  • Share

Një ngjarje e papranueshme është rregjistruar dje në kategorinë e dytë të futbollit tonë. Në ndeshjen Delvina-Tepelena, e përfunduar me shifrat 2-3, tifozët vendas, të cilët siç dihet nuk lejohen në stadium për shkak të koronavirusit, kanë qëlluar me gurë një futbollist të ekipit mik.

Tifozët vendas të Delvinës kanë qenë të irrituar me rezultatin dhe pavarësisht se ndodheshin jashtë rrethimit të stadiumit kanë qëlluar me gurë drejt fushës. Fatkeqësisht njëri prej gurëve ka rënë në kokën e futbollistit Keli Musta, i cili më pas është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Delvinës. 

Për ngjarjen klubi i Delvinës ka mbajtur një qëndrim në faqen e saj ku shkruan:

“Gjate ndeshjes se sotme ka ndodh dhe 1 incident pasi tifozet jane irrituar me rezultatin e ndeshjes, duke hedhur gura ne fushe dhe si pasoje e kesaj eshte qelluar ne koke futbollisti Keli Musta i cili eshte transportuae drejt spitalit te Delvines me urgjence, 1 rast i pazakonte pasi dhuna nuk eshte zgjidhje por dhe per faktin qe ekipi humbi ndeshjen e sotme,”-shkruhet në reagimin e Klubit.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?