Tifozët e dhunshëm e bënë për spital, reagon Frashëri: Po kryej analiza të detajuara

4 Prill 2022, 16:48| Përditesimi: 4 Prill 2022, 16:50

  • Share

Stivi Frashëri, portieri i Ballkanit në Kosovë, ka reaguar për herë të parë pas dhunës së paprecedentë të nodhur në ndeshjen e kampionatit kundër Gjilanit, teksa këta të fundit barazuan rezultatin në fund.

“Faleminderit shumë për mbështetjen dhe interesimin tuaj. Momentalisht jam duke u kontrolluar nga stafi mjekësor i Ballkanit dhe drejtuesve në tërësi, me një përkujdesje shembullore. Sot po kryejmë edhe analiza më të detajuara për të pasur një pasqyrë të qartë të dëmtimit. Shpresoj që çdo gjë të jetë pa probleme… Më vjen shumë keq që nuk mundem t’ju kthej përgjigje të gjithëve Ju dua shumë! Faleminderit për gjithçka”, ishin fjalët e Stivi Frashërit.

Pas barazimit të rezultatit nga Gjilani tifozët hynë në fushë dhe goditën Stivi Frashërin, i cili ishte portier dhe përfundoi në spital.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?