Atmosfera në ndeshjen e Legias

Tifozët e Legias ‘djegin’ stadiumin, atmosferë e jashtëzakonshme në sytë e 4 lojtarëve shqiptarë (VIDEO)

4 Nëntor, 12:53| Përditesimi: 4 Nëntor, 12:55

  • Share

Tifozët e Legias së Varshavës njihen si një ndër më të zjarrtit në Evropë dhe këtë e dëshmuan sërish sëfundmi në ndeshjen e kampionatit kundër Lodz. Tifozët e skuadrës ku ka luajtur Ernest Muçi, në momentin që po niste loja, ndezën flakadanë në 4 anët e stadiumet duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme, që sigurisht ndikoi të kundërshtarët që në fund humbën 2-1.

Në këtë ndeshje te kundërshtarët luajtën titullarë shqiptarët Julian Shehu dhe Lirim Kastrati, ndërsa Kreshnik Hajrizi ishte në stol. Ndërkohë te Legia si zëvendësues u aktivizua ish-futbollisti i Tiranës Jurgen Çelhaka.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?