Tifozët e PAOK-ut sulmohen në Bazel

Tifozët e PAOK-ut sulmohen në Bazel, pesë të plagosur

2 Gusht 2018, 16:11| Përditesimi: 2 Gusht 2018, 16:14

  • Share

Të paktën pesë tifozë të PAOK-ut të Selanikut kanë mbetur të plagosur pas një sulmi ndaj tyre në një hotel nga disa ultras të Basel. Ata ishin sistemuar në këtë hotel, pasi kishin udhëtuar nga Greqia për të ndjekur ndeshjen e turit paraeliminator të Championsit, ku ekipi greg arriti të kualifikohej.

Lajmi është bërë i ditur nga policia e Zvicrës, që ka saktësuar se ngjarja ka ndodhur disa orë para ndeshjes, që u fitua 0-3 nga ekipi grek.

Policia ka njoftuar se ishin rreth 20 tifozë të skuadrës zvicerane që janë sulur drejt tifozëve grekë, këta të fundit rreth 50 vetë dhe që qëndronin brenda dhe jashtë hotelit.

Katër burra dhe një vajzë 15-vjeçare kanë mbetur të plagosur, madje njëri prej tyre është dërguar në spital. Agresorët janë larguar me vrap, ndërsa policia ka hapur një hetim për këtë ngjarje të shëmtuar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?