Egnatia rrezikon ti mbyllen dyert e stadiumit për disa ndeshje për shkak se tifozët të dielën goditën arbitrin e katërt, duke sjellë edhe ndërprerjen e ndeshjes me 15 minuta. Për rrjedhojë sanksioni nga Komisioni i Disiplinës pritet të jetë i lartë për rrogozhinasit. Konkretisht në nenin 65 thuhet si më poshtë.
NENI 65
3. Gjatë veprimtarive futbollistike të organizuara nga FSHF… ndalohen sjelljet e mëposhtme:
a. Mbajtja dhe përdorimi i fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve, si dhe armëve të të gjitha llojeve;
b. sulmi fizik ndaj çdo pjesëmarrësi në ngjarjen sportive, qofshin pjesëmarrës të drejtpërdrejtë të veprimtarive sportive apo shikues, ose përleshja fizike mes pjesëmarrësve dhe tifozëve;
c. hedhja e sendeve në terrenin sportiv të lojës ose në tribunat e tifozëve;
g. veprimet me të cilat pengohet hyrja apo dalja e pjesëmarrësve në mjedisin sportiv, pengimi i zhvillimit të veprimtarisë sportive apo shkaktimi i pasigurisë në mjedisin sportiv për pjesëmarrësit apo personat e tjerë;
4. Në rastin e verifikimit të shkeljeve të mësipërme, ndaj personave juridikë, shoqatave dhe/ose klubeve ku konsiderohen si mbështetës spektatorët kundërvajtës, do të jepen dënimet si më poshtë:
c. rastet e verifikimit të sjelljeve të përshkruara në paragrafin 3, që shkaktojnë akte të dhunës ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe ndërprerje të përkohshme të lojës, sanksionohen zhvillimit të jo më pak se 6 (gjashtë) ndeshje pa spektatorë.