Sport

Tifozët goditën trajnerin e Partizanit, Komisioni i Disiplinës gjobit me 100 mijë lekë klubin e Laçit

30 Prill 2021, 21:38| Përditesimi: 30 Prill 2021, 21:48

  • Share

Komisioni i Disiplinës ka gjobitur klubin e Laçit pasi sipas saj ka dështuar për të garantuar sigurinë e zyrtarëve të klubit kundërshtar gjatë ndeshjes me Partizanin më 28 prill. Gjatë ndeshjes disa tifozë të Laçit kanë goditur trajnerin e portierëve të Partizanit duke shkaktuar tensione në fushë. Në një kohë që prania e tifozëve nuk lejohet në stadiumin për shkak të masave anti-COVID, ata jo vetëm që u lejuan të hynin, por shkuan deri në fushën e blertë duke goditur trajnerin e portierëve të Partizanit.

“KF Laçi, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarit të klubit kundërshtar, në bazë të neneve 63/1/c, dhe 64/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë”, thuhet në vendimin e Komisionit të Disiplinës.

Gjatë ndeshjes Laçi-Partizani, disa tifozë në tribunën e stadiumit kanë goditur në kokë trajnerin e portierëve të Partizanit, Ilir Buzhiqi.

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Daula: 10/05/2021 01:32

    Po a jane ndeshjet pa tifoze? Ndaj si e gjobit një skuader kur ka një urdher ndeshje pa tifoze?! Pra ky duket si pa kuptim se me duket superliga eshte pa tifoza…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?