Simone Inzaghi dhe banderola para banesës së trajnerit

Sport

Tifozët 'mbajnë' Inzaghin te Interi, banderolë para banesës: Së bashku biem dhe së bashku ngrihemi

3 Qershor, 09:31| Përditesimi: 3 Qershor, 09:41

  • Share

PIACENZA, Itali - Pak orë para takimit vendimtar me drejtuesit e Interit, i cili do të sqarojë të ardhmen e Simone Inzaghit në stolin e zikaltërve, një mesazh i qartë u shfaq përpara shtëpisë së familjes Inzaghi në San Nicolo në provincën e Piacenzës. Një banderolë nga tifozët e Interit në zonë që shkruante dëshirën e përbashkët të shumë njerëzve, qëndrimin e trajnerit pas katër sezonesh të jetuara midis triumfeve dhe zhgënjimeve; e fundit humbja 5-0 në finalen e Champions League kundër PSG-së disa ditë më parë.

"Së bashku biem, së bashku ngrihemi. Simone Inzaghi krenaria zikaltër", shkruhet në banderolën e shfaqur para banesës së trajnerit në vendlindje.

Me siguri prindërit Giancarlo dhe Marina janë ndjerë mirë me këtë mesazh pas humbjes zhgënjyese të Interit, i cili udhëhiqet në stol nga djali i tyre, jo Pippo i famshëm, por Simone, që më shumë ka shkëlqyer në stol sesa në fushë.

E marta pritet të jetë vendimtare për Simone Inzaghin në stolin zikaltër, pasi sot është përcaktuar një takim mes tij dhe klubit, për të bërë një bilanc të punëve të këtij sezoni, aty ku Interi edhe pse ishte në garë deri në momentet e fundit, mbeti pa trofe.

Në mes qëndron një ofertë miliardëshe nga Al Hilal në Arabinë Saudite. Më shumë se eurot e naftës, Inzaghi kërkon frymëzim për të ardhmen dhe ende nuk dihet nëse Interi e emocionon më njësoj si katër vite më parë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Bëri mirë Berisha që akuzoi Shqipërinë si narkoshtet në samitin e PPE?