Tifozët pushtuan fushën pasi humbën kualifikimin për në botëror, vdes mjeku i FIFA-s nga trazirat në ndeshjen Nigeri-Ganë

30 Mars 2022, 17:57| Përditesimi: 30 Mars 2022, 17:59

  • Share

Federata e Futbollit e Zambisë ka konfirmuar se mjeku i FIFA-s Joseph Kabungo ka vdekur të martën gjatë kohës që ishte në detyrë në ndeshjen mes Nigerisë dhe Ganës, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës. Gana u bë ekipi i parë afrikan që siguron kualifikimin në Botërorin e Katarit.

Në fund të ndeshjes, filloi kaosi i vërtetë, teksa tifozët e Nigerisë “pushtuan” fushën duke treguar pakënaqësinë e tyre për moskualifikim. Por, vdekja e mjekut Kabungo la në hije tërë ngjarjen tjetër.

Federata e Futbollit e Zambisë lëshoi një komunikatë të mërkurën në mëngjes, duke njoftuar për vdekjen e mjekut. Ai ishte si zyrtar i dopingut për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?