Mirlind Daku me flamurin e UÇK-së

Sport

Tifozët rusë sulmojnë Mirlind Dakun, nisin hetimet

19 Gusht, 11:00| Përditesimi: 19 Gusht, 12:08

  • Share

RUSI - Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit dhe i Rubin Kazanit, Mirlind Daku, është bërë objekt i thirrjeve fyese nga tifozët e Zenitit të St. Petersburgut gjatë ndeshjes së zhvilluar më 12 gusht, në raundin e dytë të fazës së grupeve të Kupës së Rusisë.

Takimi, i fituar 3-0 nga Zeniti, u shoqërua me tensione në tribuna, ku një pjesë e tifozëve vendas ofenduan 27-vjeçarin shqiptar.

“Komiteti i Kontrollit dhe Disiplinës i RFU-së do të shqyrtojë episodin me thirrje ofenduese nga tifozët e Zenitit të Shën Petersburgut, drejtuar sulmuesit të Rubin Kazanit, Mirlind Daku”, deklaroi kreu i komitetit, Artur Grigoryants, për agjencinë ruse RIA Novosti. Ai shtoi se mbledhja disiplinore do të zhvillohet më 20 gusht.

Në atë përballje, Daku arriti të shënojë një gol, i cili u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it.

Ironikisht, gjatë kësaj vere sulmuesi ishte shumë pranë transferimit te Zeniti i St. Petersburgut, por në fund vendosi të qëndrojë te Rubini, që i rinovoi kontratën.

Komiteti i RFU-së pritet të vendosë nëse Zeniti do të ndëshkohet për sjelljen e tifozëve të tij, ndërkohë që rasti ka marrë vëmendje në mediat ruse, duke rikthyer në fokus marrëdhënien mes klubit dhe lojtarit shqiptar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?