Tifozët sebë para ndeshjes Serbi-Zvicër

Sport

Tifozët serbë pozojnë me foton e kriminelit Ratko Mladiç para Serbi-Zvicër

23 Qershor 2018, 17:11| Përditesimi: 23 Qershor 2018, 19:43

  • Share

Ndërkohë që mediet serbe nuk ndalen së shkruari për shqiponjat e Xhakës dhe Shaqirit, duke i quajtur provokative dhe duke i kërkuar FIFA-s të dënojë shqiptarët për gjestet, dje para ndeshjes Serbi-Zvicër, tifozët serbë kanë pozuar me foton e Ratko Mladiç, kriminelit serb të luftës, i dënuar nga gjykata e Hagës.

Para ndeshjes u fol që nuk do të lejoheshin flamujt shqiptarë apo simbole të tjera shqiptare, ndërkohë që në stadium kanë pozuar me qetësi të plotë tifozët serbë me foton e “kasapit” të Ballkanit, i akuzuar për vrasjen e mijëra boshnjakëve.

/xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?