Sport
Lifestyle

Tifozët skocezë, ‘spektakël’ fustanellash në sheshin “Nënë Tereza”, pamje pak orë para ndeshjes me kuqezinjtë (Video+Foto)

17 Nëntor 2018, 15:45| Përditesimi: 17 Nëntor 2018, 17:07

  • Share

Mbrëmjen e sotme në orën 20:45 Shqipëria do të përballet me Skocinë në stadiumin e Shkodrës në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Në kuadër të kësaj ndeshjejë kanë mbërritur në Shqipëri rreth 2 mijë tifozë miq, të cilët kanë shëtitur edhe kryeqytetin shqiptar.

Fustanella, e cila është një uniformë tradicionale që skocezët veshin gjatë ceremonive zyrtare dhe ngjarjeve të tjera të veçanta, u ka tërhequr vëmendjen të gjithë qytetarëve shqiptarë. "Shqiptarja.com", i fotografoi ditën e sotme në sheshin “Nënë Tereza”. Tifozët skocezë janë shprehur mjaft të emocionuar që ndodhen në Shqipëri dhe u pëlqen shumë vendi ynë.

Të pyetur se çfarë mendojnë për Shqipërinë, njëri prej tyre u shpreh: ”Jam shumë i lumtur që ndodhem në Shqipëri. Është fantastike, e duam shumë!”

Dhe në fund e përshëndetën kamerën duke bërë shqiponjën me duar. Kujtojmë që tifozët skocezët kanë mbledhur një fond prej 5 mijë paund të cilin do ta dhurojnë për fëmijët me sindromën “down” dhe autizëm në vendin tonë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?