Llesh Biba

‘Tifozi i lashtë" në ndeshjen Shqipëri-Itali/ Aktori i mirënjohur Llesh Biba tërheq vëmendjen e mediave të huaja me paraqitjen e tij

16 Qershor, 15:06| Përditesimi: 16 Qershor, 15:13

  • Share

Përveç Sami Rexhepit, shqiptarit nga Skenderaj dhe me banim në Duseldorf të Gjermanisë, i cili u fut në fushë gjatë ndeshjes së kampionati europian, Itali-Shqipëri, një tjetër tifoz kuq e zi ka qenë protagonist dhe ka fituar vëmendjen e mediave të huaja, për shkak të paraqitjes së tij.

Bëhet fjalë për aktorin e mirënjohur mirditor, Llesh Biba, i cili ishte në stadiumin e "Iduna Park", në mbështetjes të kombëtares.

Me një mjekër të gjatë e të pakrehur dhe me një veshje “mesjetare” Biba dukej totalisht si personazh filmash.

Fotoja e tij është publikuar dhe nga media e njohur sportive “Sky Sport”.

Llesh Biba është aktor dhe skulptor shqiptar nga fshati Nënshejt i Komuna Orosh në Mirditë. Studioi për aktrim dhe më pas punoi si regjisor, që nga viti 1981. Njihet për rolet episodike para viteve '90, dhe ekspozitat e punimeve në dru me motive arbërore duke performuar në rolin e Marin Barletit.

Motivi i Skënderbeut zë pjesën më të rëndësishme të punëve artistike në gur dhe dru duke ekspozuar kryesisht në Kosovë, Itali dhe Zvicër. Veçohet për fantazinë dhe humorin në aktivitetin e tij artistik në dy rrafshe.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?