Një tifoz i ekipit të Romës ka gjetur një mënyrë të veçantë për ‘i propozuar për martesë të dashurës së tij, ku “dëshmitar” ishte trajneri i ekipit, Jose Mourinho.
Mourinho dukej i hutuar, por shumë shpejt e kuptoi se çfarë po ndodhte pasi fansi mori dorën e partneres së tij dhe i shprehu dashurinë e tij për të.
Fansi u ul në një gju për t'i kërkuar dorën për martesë të dashurës së tij, dhe ajo me lot u përgjigj po. Kjo shkaktoi duartrokitje nga të gjithë të pranishmit, dhe nga Murinho. As e dashura dhe as trajneri nuk ishin në dijeni të surprizës.
Shumë tifozë të futbollit në rrjetet sociale e panë reagimin e Mourinhos si tepër gazmor, veçanërisht për pamjen e tij të hutuar.
"Jose duke qëndruar atje sikur të ishte një lloj prifti”, shkruan një prej komentuesve.