Vllaznia e vajzave, skuadra që të mërkurën luajti kundër Chelsea-s për grupet e Champions League, ka patur një vizitor të pazakontë gjatë ndeshjes.
Futbollisti i kombëtares Armando Broja u shfaq në stadium pak minuta para se sfida të niste. Padiskutim që mbështetja në këtë rast ka qenë për të dy ekipet, pasi Broja është pjesë e Chelsea-s në Premier League. Nga ana tjetër origjina e tij është nga Malësia e Madhe pavarësisht se ka lindur në Angli.
Prezenca e tij në këtë ndeshje do të thotë shumë për vajzat shkodrane, që pavarësisht humbjes me shifrat e thella 8-0, kanë shkruar historinë për klubet shqiptare duke shkuar deri në këtë fazë të Champions League.