Bota

Tifozi i vogël rrëzohet dhe lëndon hundën për të takuar Salah

12 Gusht 2019, 11:05| Përditesimi: 12 Gusht 2019, 11:19

  • Share

BRITANI- Tifozët gjithmonë kanë bërë gjithcka për të takuar idhujt e tyre. Në vëmendje të mediave është bërë një djalë i vogël, që lëndoi hundën gjatë vrapimit për të takuar Mohamed Salah. Salah ka luajtuar së fundmi në ndeshjen që hapi sezonin e Liverpool, duke fituar kundër Norwich me rezultatin 4-1.

Në momentin kur futbollisti ka dalë nga stadiumi për t’u larguar me makinën e tij, dy vëllezër tifozë të tij e kanë ndjekur me vrap yllin e futbollit. Më i vogli, gjatë vrapit të shpejtë për të arritur Salah, është penguar dhe dëmtoi hundën. Por nuk e humbi rastin dhe me hundë të gjakosur, tifozi i vogël arriti të bëjë një foto me idhullin e tij. Më pas futbollisti i ndau këto foto edh me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke treguar shembullin e vogëlushit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?