Tifozi ndërpret ndeshjen në Premier League, lidhur veten me fashetë në fyt te shtylla e portës (Video)

18 Mars 2022, 08:08| Përditesimi: 18 Mars 2022, 08:12

  • Share

Një tifoz ka ndërprerë një ndeshje të Premier League në shenjë proteste kundër përdorimit të karburanteve. Gjatë kohës që po luhej ndeshja Everton-Newcastle, në pjesën e dytë një tifoz ka hyrë në mes të fushës dhe ka lidhur veten me fashetë në fyt te shtylla e portës duke shkaktuar kaos në fushë. Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e sigurisë që e kanë liruar të riun dhe më pas e kanë nxjerrë jashtë fushe.

I riu i identifikuar si Louis, ai është një ambientalit i nismës të njohur në Angli "Stop përdorimit të karburanteve", që ndërmerret për të mbrojtur ambientin dhe shëndetin e njerëzve. Ndeshja u ndërpre për të paktën 10 minuta për të rinisur sërish.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?