Vendimi i qeverisë për të mbyllur TikTok, të paktën derisa kompania të garantojë siguri për fëmijët, shihet pozitivisht nga qytetarët. Sipas tyre, fëmijët duhet të përqendrohen në mësime, ndërsa ka edhe nga ata që janë indiferentë, pasi përdorin rrjete të tjera sociale.
“Më mirë të merren me studime se sa te merren me Tik Tok”, thotë një qytetare.
“E beri shumë mirë që e mbylli. Ne mendojmë për fëmijët tonë”, thotë një tjetër qytetar.
Për protestën e njoftuar nga kreu i PD Berisha ai jep këtë përgjigje.
“Le të dalë vetë Sala”
Ndërsa edhe një pjesë e të rinjve janë dakord me vendimin e qeverisë.
“S’kam asnjë mendim”
“Unë nuk kam llogari”
“Shumë mirë e ka bërë”
“Ta mbyllin, sepse shumica janë tu bë gabime”
- Nuk kam asnjë mendim, ne kemi Reels e Instagramit”
“Nuk e dija se do mbyllej Tik Tok, unë nuk shoh fare kam vetëm një llogari në Instagram kaq është e gjitha”
“Nuk e përdor fare”
Kundër mbylljes shprehet kjo e re, e cila thotë se e përdor shumë.
“Unë jetoj në Greqi në fakt, e kemi për çdo ditë edhe e përdorim shumë. Unë nuk dua të mbyllet”.
Qeveria shqiptare vendosi mbylljen e Tik-Tok për një vit dhe ndalimi i aksesit në këtë platformë do të nisë pas rreth një jave. Vendimi për ta mbyllur tha kryeministri Rama erdhi në konsultim me 65 mijë prindër dhe mësues. Kjo lëvizje erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani me thikë nga një bashkëmoshatar i tyre, pas një sherri të nisur në rrjetet sociale.
Komente

Per mbylljen e tik tokat do bej shume mire dhe jo vetem per nje vit po per gjithmonë se kan terbuar te gjithë nga tik toku me fëmijë dhe te rritur me keq jan bere gratë se kan me mendjen as tek femijet as ne familje ...unë jam pro ketij vendimi..
Përgjigju